Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi u kap me kokainë dhe kanabis.
Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se u arrestua Redion Hoxha, banues në Fier.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur Hoxhës, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.
Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën doza kanabisi të gatshme për shitje.