Policia e Fierit ka nisur një hetim për një vajzë 17-vjeçare, e cila është akuzuar se ka shpërndarë në rrjetet sociale foto intime të një 18-vjeçari me të cilin kishte njohje.
Rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka njoftuar se një procedim penal është nisur për vajzën.
Hetimet për këtë ngjarje janë ende në zhvillim.









