Dy gola dhe shumë lojë e fortë. Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja mes Sllovenisë dhe Serbisë e vlefshme për grupin C të kampionatit Europian që po luhet në Gjermani. Të parët ishin sllovenët që kaluan në avantazh në të 69’ me Karničnik.
Serbët nuk u dorëzuan dhe në minutën e gjashtë shtesë barazuan me Jovic. Në 18:00 fillon ndeshja e dytë e grupit Danimarkë-Angli. Në mbrëmje luhet super sfida Spanjë-Itali.