-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Rritja ekonomike vjen nga fluksi i lartë i ndërtimeve

Kryesoret

Dorian Teliti këshilltari për çështjet ekonomike në Partinë Demokratike u shpreh se se duke u bazuar te Eurostat ekonomia shqiptare vazhdon të jetë e brishtë.

Sipas tij ekonomia shqiptare nuk mbështetet nga sektorët prodhues, eksporti apo nga produktiviteti por rritja e saj vjen kryesisht nga fluksi i lartë i ndërtimeve.

Teliti tha se sipas Eurostat të ardhurat për frymë të shqiptarëve rezultojnë të jenë në masën 35% të mesatares europiane ndërkohë që vendet e rajonit janë në nivele më të larta.

“Gjithashtu sipas Eurostat, edhe në treguesin e konsumit individual për frymë, përsëri konsumatori shqiptar renditet i fundit, me 42% të mesatares europiane, ndërkohë që banorët e Maqedonisë së Veriut kanë konsum në masën 52% të mesatares europiane, Serbia 54% dhe Mali i Zi me 65%”, tha ai.

Më tej ai theksoi se ekonomia shqiptare gjatë 11 viteve të fundit nuk është mbështetur nga një model ekonomik që garanton rritje ekonomike me ritme të larta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit