Në një konferencë së fundi në Berlin, më shumë se 3.000 njerëz nga politika, biznesi dhe fushat e tjera u mblodhën për të biseduar për rindërtimin në Ukrainë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpresoi se do t’i siguronte miliarda dollarë ndihmë për rindërtimin e vendit gjatë – dhe posaçërisht pas – luftës me Rusinë.
Në shkurt, një studim nga Kievi dhe Banka Botërore dhe të tjerë, gjeti se rindërtimi në Ukrainë pas luftës do të kushtonte gati 500 miliardë dollarë.
Mbase qyteti i portit të Detit Azov, Mariupol, pësoi shkatërrimin më të madh në lindje të vendit nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili nisi në shkurt 2022. Qyteti industrial, i cili e kishte një popullsi prej 400.000 banorësh para luftës, u dëmtua jashtëzakonshmit shumë për shkak të luftimeve disamujore kur forcat ruse e rrethuan atë në pranverën e vitit 2022.
Zyrtarët ukrainas nga qyteti thonë se do të nevojiten 20 vjet dhe miliarda dollarë për rindërtimin e tij.
Nënkryetari i Mariupolit, Serhiy Orlov, tha për Radion Evropa e Lirë se zyrtarët e qytetit kanë një plan të ndarë në disa faza për rindërtimin e qytetit pas luftës.
Faza e parë “mbulon 154 projekte me një çmim të përgjithshëm prej rreth 800 milionë eurosh. Sipas përllogaritjeve tona, Mariupoli do t’i ketë rreth 250.000 njerëz një vit pas çlirimit, dhe ky plan është për atë se si t’i ringjallim bizneset private, transportin, infrastrukturën dhe shtëpitë”.
Faza e mëvonshme përfshin planifikimin urban, tha Orlov, por është e vështirë ta bësh këtë pa qenë i pranishëm në qytet. Për më shumë kliko KËTU