Fiton Spanja 1-0 përballë Italisë duke u bërë skuadra e dytë që kualifikohet për më tej në këtë Kampionat Europian pas Gjermanisë.
Vendosi një autogol i Calafiorit në minutën e 55-të. Spanja dominoi ndeshjen në cdo aspekt duke krijuar mjaft raste për shënim.
Tani është gjithcka e hapur në grupin tonë. Italia që ka tre pikë ndeshjen e fundit e ka me Kroacinë, e cila ashtu si Shqipëria që luan me Spanjën e kualifikuar kanë nga një pikë.