Avokati i Ilir Metës ka folur në lidhje me divorcin që po ndodh mes çiftit Meta-Kryemadhi.
Gjatë një deklarate mediatike Gjokutaj u shpreh se ky lajm është i trishtë dhe është personal, çka i përket familjes Meta dhe nuk mund të shndërrohet në biznes politik.
“Ky lajm është i padëshiruar dhe i trishtë për këdo, por siç duket i pashmangshëm! Duke marrë shkas nga reagimi i mediave dhe më gjerë, jam i bindur se kjo ngjarje nuk mund të jetë dhe nuk mund të shndërrohet në biznes politik apo konsum denigrues për askënd! Kjo është një çështje midis Zotit Ilir, Zonjës Monika, fëmijëve të tyre dhe Zotit”, shkruan avokati Gjokutaj.