Dje në mbrëmje, gjatë ndeshjes Spanjë-Italia, legjenda e futbollit axurr Roberto Baggio dhe familja e tij kanë rënë pre e një grabitje, të cilët rreth orës 22 u futën në vilë. Sipas mediave italiane, pesë persona, të gjithë të armatosur, janë futur në shtëpinë e tij për të grabitur.
Baggio u godit në kokë me pistoletë më pasi janë mbyllur në një dhomë për afro 1 orë, ndërsa hajdutët kanë marrë para, orë dhe sende me vlerë. Pasi grabitësit u larguan nga shtëpia, Baggio njoftoi policinë.