-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manovrat/ Si po privatizohet ose shkëmbehet prona shtetërore me privatët

Kryesoret

Qeveria do të mund të kalojë pronën shtetërore në private nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit, tjetërsimit, shkëmbimit apo shitjes me ankand.

Ndryshimet që qeveria ka bërë në ligjin “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim të shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve” parashikohen të nisin zbatimin në fillim të korrikut.

Ky ligj tashmë i publikuar në Fletoren Zyrtare sanksionon ndryshime në nenin 1 të lidhura kryesisht me praktikën që mund të ndiqet për kalimin e një prone shtetërore te privati.

“Kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet formave të ndryshme të privatizimit, si: shitjes me ankand, ose tjetërsimit, sipas veprimeve juridike të kalimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme, të përcaktuara në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë, përveç formës së kalimit të pronësisë nëpërmjet kontratës së dhurimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Prona shtetërore mund të shkëmbehet me pasuri private nga ministritë, institucionet e tjera qendrore, në varësi të Kryeministrit dhe të ministrive, organet e vetëqeverisjes vendore, që kanë në pronësi ose përdorim prona shtetërore, si dhe ndërmarrjet ose shoqëritë tregtare shtetërore.

Kriteret për vlerësimin e pronave që privatizohen apo shkëmbehen, si dhe procedurat e format e privatizimit, mënyrat e shkëmbimit të pronës shtetërore, si dhe rastet përjashtimore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në pikën 2 të nenit 1 sipas ndryshimit (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit