Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në gjithë vendin.
Ai u shpreh se sistemi energjitik në Shqipëri është kolaps.
Berisha akuzon ministren Balluku per situatën e krijuar, duke shkruar se “gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo rënie totale”.
Reagimi i plotë:
Blackout i plotë!
Kolaps i plotë i sistemit energjitik të vendit!
Të dashur miq, sot sistemi energjitik pësoi rënie të plotë si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit. Rama-Balluku rrihnin gjoksin për 1,3 miliard euro investime në këtë sistem, por ky kolaps dëshmon se më së paku 90% e tyre janë vjedhur ndaj dhe kjo renie totale.
Dënoj me forcën më të madhe vjedhjen e fondeve të investuara në sistemin energjitik i cili falimentoi me vapen e parë. #sb