Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se grupi i tij parlamentar do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare 2025.
Basha tha se nuk do të presë asnjë ditë dhe do të prezantoj para qytetarëve alternativën e tij.
“Nuk presim asnjë ditë, vazhdojmë punën tonë. Shqipëria ka nevojë për këtë alternativë, Shqipëria meriton më shumë dhe ne jemi të vendosur të mos e privojmë, sikundër të hedhim poshtë çdo skenar që shqiptarët i mbyll në ekuacionin e të vjetrës, kryeministrin apo ish kryeministrin“, tha Basha.
Më tej ai shtoi se duke e dërguar rekursin në gjykatë të lartë themi që nuk mund të pranojmë padrejtësitë.
Basha theksoi se “Nuk mund të pranojmë që padrejtësia të bëhet normë në këtë vend”.