Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha vazhdon denoncimet për tenderat. Këtë herë në bashkinë e Fierit.
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar publikisht nënkryetaren e Bashkisë Fier, Eleni Gjikondaj për konflikt interesit.
Sipas Vangjelit, subjekti tregtar në emër të bashkëshortit dhe kunatit të saj ka përfituar të paktën 169 tendera me vlerë 6 milion euro.
“Ky subjekt ka përfituar të paktën 169 tendera vetëm nga institucionet e qeverisjes vendore, me vlerë 6 milion euro, nga të cilat 6 kontrata i ka me bashkinë Fier dhe 6 me bashkinë Roskovec.
Ky është pushteti i Edi Ramës, që me anë të ‘subashëve’ dhe ‘gjikondëve’, në Tiranë apo në rrethe, e ka shndërruar shtetin në një instrument në dorë të batakçinjve” tha ajo.