Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me arrestimin e oficerit të policisë nga AMP.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar ditën e sotme një oficer krimesh në Komisariatin nr. 4 në Tiranë për korrupsion.
Balla u shpreh se vijon procesi i vetëpastrimit të Policisë.
Ai u shpreh se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore së bashku me Prokurorinë e Tiranës kanë arritur të ndalojnë një oficer policie të dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.