Dy shqiptarë janë dënuar me nga 2 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Kurorës së Northampton pasi u kapën në një shtëpi bari.
Fabriozio Zika 27 vjeç që punonte hidraulik dhe Elmaz Idriz 28 vjeç punëtor ndërtimi u arrestuan nga policia britanike në 23 maj të këtij viti.
Gjatë kontrollit në një shtëpi 3 katëshe në Headlands policia gjeti kanabis me vlerë 415 mijë paund.
Sipas mediave britanike, shqiptarët kanë dëshmuar se arsyeja e përfshirjes në këtë veprimtari kriminale ishte për të shlyer borxhet që u kishin bandave të cilët i kanë ndihmuar për të hyrë ilegalisht në tokën angleze.
Në shtëpinë e barit për të cilët kujdeseshin dy shqiptarët policia gjeti 488 bimë kanabisi, si dhe mjete të shumta për rritjen në mënyrë artificiale të bimëve narkotike.
Përllogaritet se këto bimë kanabisi do të prodhonin për konsum rreth 83 kilogramë kanabis.