Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një interviste ka folur në lidhje me aludimin se zëvendësuesi i tij në drejtimin e PD do të jetë e bija, Argita Berisha.
Berisha u shpreh se askush nuk mund të përdorë trashëgiminë familjare.
“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceset demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, tha ai.
Më pas Berisha tha se nëse fëmijët do kishin si synim që të marrin drejtimin e Partisë Demokratike në fillim duhet tu nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.