Policia ka marrë masa për shkak të fluksit të lëvizjes së automjeteve nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës.
Drejtoria e Policisë Rrugore njofton se është shtuar numri i patrullave në akset rrugore nacionale dhe në ato hyrëse në qendrat urbane.
Gjithashtu po monitorohen me dronë akset nacionale për të parandaluar parakalimet e gabuara që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore dhe për bllokim të lëvizjes së lirë të automjeteve.