Pasditen e sotme dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor në afërsi të fshatit Gurishtë në aksin nacional Pogradec-Maliq.
Një automjet i tipit “Benz” ka qenë i ndaluar në anë të rrugës nacionale dhe automjeti i tipit furgon ka kryer një manovër të gabuar në parakalim duke bërë të mundur përplasjen me Benzin.
Nuk raportohen të lënduar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë policia ka marrë në pyetje drejtuesin e fugonit me turistë slloven për të mësuar më shumë për shkakun e këtij aksidenti.
Dyshohet se arsyet e përplasjes së dy mjeteve janë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.