Ditën e sotme grupi i hakerave të ashtuquajtur “Homeland Justice” kanë publikuar të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë.
Të dhënat e shqiptarëve u publikuan nga hakerat në rrjetin social Telegram.
Hakerat iranianë publikuan të dhënat e 65 mijë qytetarëve duke përfshirë edhe numra telefoni, emri, mbiemri, vendi i lindjes, vendi i banimit.
“Homeland Justice” publikoi një listë me emrat dhe numrat e ID së qytetarëve.