Çifti Romeo Veshaj dhe Heidi Baci janë duke jetuar historinë e tyre të dashurisë pas përfundimit të Big Brother. Së fundmi çifti ka qenë për disa ditë në Itali, ku janë takuar edhe me familjarët e Heidit.
Herë pas here, Romeo ndan me ndjekësit momente humori me të dashurën e tij.
Me anë të një video Romeo shfaqet në mesin e një turme me njerëz duke bërë pasthirrma të çuditshme.
Heidi shkon për ta pushuar dhe i thotë “O zemra do ndahemi”.
Më pas, ajo shmanget tutje dhe me humor thotë: Unë nuk e njoh.
Momenti ka shkaktuar mjaft të qeshura dhe po qarkullon kudo.