-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Borrell pret Kurtin dhe Vuçiçin më 26 qershor në Bruksel

Kryesoret

Shërbimi i veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS) ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell, do të presë në takim të nivelit të lartë të dialogut, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic, më 26 qershor në Bruksel.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i lartë [Josep Borrell] dhe i dërguari i posaçëm, Mirosllav Lajçak, do të kenë takime të ndara me liderët duke nisur nga ora 15:00, për të pasuar me një takim të përbashkët trepalësh.

Takimi do të shërbejë për të vlerësuar atë që është arritur në dialog nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë dhe do të fokusohet në rrugën përpara”, u tha në njoftimin e BE-së.

Borrell pritet që të deklarohet për media pas takimit të së mërkurës.

Javën e kaluar, nga Qeveria e Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se ky takim në Bruksel pritet të ketë fokus kryesor zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt drejt normalizimit të raporteve, Aneksi për zbatimin e saj “dhe rruga përpara”.

Për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që Lajçak zhvilloi në Kosovë dhe Serbi javën e kaluar.

Për herë të fundit, Kurti dhe Vuçiq u takuan në Bruksel më 14 shtator të vitit 2023, kur diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve, por ky takim rezultoi pa ndonjë përparim, për shkak të qëndrimeve kontradiktore të palëve.

Disa ditë më vonë, më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit – në veri të Kosovës – duke vrarë një polic. Gjatë përleshjeve që pasuan u vranë edhe tre sulmues serbë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit