-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Fondet e IPARD u ndërprenë pasi Veliaj dhe Rama vodhën taksat

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për vendimin e BE-së për të ndërprerë fondet IPARD për bujqësinë, si pasojë e korrupsionit qeveritar të hetuara nga organizmat e drejtësisë europiane.

Berisha: Miqtë e mi, këta vjedhin çdo gjë.

A nuk njoftoi BE se ndërpreu 140 milionë euro për fermerët shqiptarë sepse Edi Rama, këshilltarët e tij, Erion Veliaj me djegësat e tij kishin vjedhur paratë e taksapaguesve të BE.

Ndaj vendi të ndërpresë çdo ndihmë për një program jetik për fermerët shqiptarë.

Pra, çfarë të keqe mund të bëjë më të madhe Edi Rama se sa të zhysë në këtë lloj varfërie fëmijët e këtij vendi, nga të cilët 18 fëmijë në 100 të mos kenë më shumë se një apo dy vakte në 24 orë?

Çfarë emri më të shëmtuar mund të ketë ky krim?

A nuk është ky një lloj vrasje me dashje, me vjedhje, me vjedhje e fëmijëve tanë?

Miqtë e mi, Edi Rama nuk ka shpirt, nuk ka ndjenja, nuk ka moral.

Urdhëroni ku e ka katandisur Shqipërinë, aty ku asnjërit nuk ia priste mendja.

Por kjo vjen gjithashtu se Dumani i tij, se Zamani apo mercenari i tij me grupin e strukturuar kriminal në Skrap, mbron, amniston vjedhjet e Edi Ramës, Olsi Ramës, sojit të Ramës, qeverisë së Ramës, zyrtarëve të tij, Erion Veliajt, familjarëve të Erion Veliajt, zyrtarëve të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit