Dy aksidente me vdekje janë raportuar të dielën nga Policia e Kosovës. Njëri raportohet të ketë ndodhur gjatë mbrëmjes të së shtunës në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, ndërsa tjetri të dielën në lagjen “Kolonia e Re” në Mitrovicë.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se njëri prej shoferëve të pesë automjeteve të përfshira në aksidentin në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të marra dhe ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa, aksidenti gjatë pasdites të së dielës në Mitrovicë ka ndodhur mes dy veturave dhe një motoçiklete. Si pasojë e plagëve të rënda, motoçiklisti thuhet se ka vdekur në vendin e ngjarjes.