Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg 3 ish drejtorët e Bashkisë.
Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato kërkuan zbutjen e masës së sigurisë, por Gjykata e Posaçme ua rrëzoi kërkesën e tyre.
Tre ish drejtorët do të vijojnë qëndrimin në qeli, ndërsa pesë personat e tjerë Entont Punavija,Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zer u lanë në masën “detyrim paraqitje”.
Sipas Spak, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D.