Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre personat e familjes pasi dhunuan 29-vjeçaren.
Babai, vëllai dhe i dashuri dyshohet se kanë ushtruar dhunë pasi ajo kundërshtoi martesën e imponuar nga familjarët.
Gjykata ka vendosur afat 45 ditor burg për babanë Astrit Bajrami 60 vjeç, i vëllai Erlind Bajrami 26 vjeç dhe burri Armandi Janka 34 vjeç.
Avokatët e të arrestuarve kanë thënë që vajza nuk është dhunuar por vuan nga epilepsia që në moshën 2 vjeçare dhe po kurohet, ndaj të kryhen veprime.
Gjithashtu avokatët shtojnë që vajza është e martuar dhe ka dy fëmijë.