-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Talat Xhaferri i dorëzon detyrën Mickoskit

Kryesoret

Talat Xhaferri i dorëzon detyrën Hristijan Mickoski, që drejton qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut. Ai ka postuar në rrjetet sociale, momente nga takimi me kreun e ri të qeverisë. Xhaferri i uron sukses Mickoskit në detyrën e tij.

“Gjatë pranim dorëzimit zyrtar të funksionit kryeministror, Kryeministrit të sapo zgjedhur Hristijan Mickoski i urova punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. I theksuam zgjedhjet e lira, korrekte dhe demokratike si vlerë e shtuar e euro integrimeve. Shpreha shpresë se subjektet politike do të tregojnë nivel të lartë të vetëdijes politike dhe do të jenë të hapur për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit”, shprehet Xhaferi.

Qeveria u miratua me 76 vota pro dhe 22 kundër në parlamentin me 120 vende, ku koalicioni qeverisës përbëhet nga partia VMRO-DPMNE e Mickoskit, aleanca shqiptare VLEN/VREDI dhe ZNAM, një ndarje etnike maqedonase nga Social Demokratët (LSDM).

Dy ditë debat, votohet qeveria e re në Maqedoninë e Veriut

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit