Ambasadorja greke Konstantina Kamitsi ka reaguar në lidhje me vendimin që GJJKO mori për Fredi Belerin.
Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimim me 2 vite burg për Fredi Belerin.
“Per fat të keq shumë aspekte te kësaj ceshtje ngrejnë pikepyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, sic është cështja e shkeljes së prezymimit të pafajsisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit”, tha ambasadorja greke.
Ajo tha se “Më gjithë dëshirën e popullin të Himarës, sic u shpreh ajo përmes procesit zgjedhor, bashkia drejtohet akoma edhe sot nga persona që nuk janë zgjedhur prej votuesve”.
Më tej ambasadorja shtoi se “Zoti Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian. Është pjesë e shtetit të së drejtës që eurodeputetë e zgjedhur të kenë mundësinë të paraqiten personalisht në të gjitha punimet e Parlamentit Europian duke filluar nga seanca plenare e korrikut që vjen”.