-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznesmeni humbi jetën dje pas shpërthimit në det, dalin detaje të reja, dyshohet për atentat

Kryesoret

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja kriminale ku u vra në Sarandë biznesmeni Armand Nelaj.
Ai ndërroi jetë pas një shpërthimi në det, rreth orës 22:00 të 24 qershorit në Sarandë, ndërsa po bënte zhytje.

Viktima ishte një zhytës dhe u gjet nga dy shtetas të huaj, të cilët udhëtonin me një gomone drejt skafit të tyre. Këta dy persona e kanë nxjerrë menjëherë nga uji dhe e kanë transportuar drejt Portit të Sarandës, ku më pas është marrë nga ambulanca për ta dërguar në spital. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, zhytësi nuk ka arritur të mbijetojë.

Pasi u njoftua, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit