Në Cërrik një 45-vjeçar u arrestua pasi dhunoi gruan dhe djalin e tij.
45-vjeçari Vathi Kullolli është arrestuar së bashku me babanë e tij.
Në banesën e 71-vjeçarit Zyfer Kullollit, babit të 45-vjeçarit u gjetën armë dhe lëndë plasëse dhe municion.
Policia u sekuestroi në cilësinë e provës 2 kallëpe tritoli, një armë gjahu, fishekë dhe municion luftarak.
Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.