Ditën e sotme në Delvinë një i moshuar është gjendur i vdekur në banesën e tij.
Policia ishte informuar nga banorët e pallatit pasi menduan se ishte bllokuar brenda në banesë.
Menjëherë grupi i shërbimit arriti në vendngjarje dhe me anë të prerjes së hekurit të dritares u realizua hapja e portës së blinduar.
75-vjeçari Ramo Imeri që ishte pronari i shtëpisë kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë policia dhe mjekësia ligjore po kryen veprimet e mëtejshme për të zbardhur shkakun dhe kohën kur ka ndodhur ngjarja.