Gjykata Ndërkombëtare Penale pka lëshuar një urdhër arrest për dy miqtë e afërt të Putinit, për ish-ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.
Ata akuzohen për krime të dyshuara ndërkombëtare, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Pas këtyre dy personazheve, numri i zyrtarëve të akuzuar për këto vepra penale ka shkuar në 4.
GJNP më herët ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin Vladimir Putin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova.