Mbrëmjen e djeshme një turiste franceze 34 vjeçe ka humbur rrugën teksa eksploronte Majën e Jezercës.
Policia e Tropojës së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit malor Valbonë kanë organizuar punën për të shpëtuar turisten.
Pas pesë orësh kërkime 34-vjeçarja është gjendur në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë policia e Kukësit vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë.