Ditën e sotme policia e Lezhës ka arrestuar tre vëllezër.
Tre vëllezërit Edmond Marku 36 vjeç, Mark Marku 33 vjeç dhe Loni Marku 29 vjeç kanë dhunuar një person në Mirditë.
Rreth një viti më parë tre vëllezërit kanë goditur me sende të forta personin B.N., për motive të dobëta.
Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.