Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi në një dalje për mediat ka zbuluar diskutimet brenda mbledhjes së sotme të grupit të PD-së.
Ai tha se fokusi ishte te skandali në Onkologjik dhe është kërkuar një interpelancë urgjente me ministren Koçiu.
“Dje ministrja, edhe për shkak të indinjimit të thellë që gjëja ka shkaktuar në popull, shprehu neveri për që që ka ndodhur, por institucionet kanë qenë të informuara në kohë për atë që po ndodhte. Skandali nuk është rast i veçuar, por një skemë e plotë e iniciuar nga drejtuesit politikë në Shëndetësi”, u shpreh Bardhi.