Ditën e sotme në Gjirokastër u arrestua një 43-vjeçar banues në fshatin Mashkullore.
43-vjeçari së bashku me nënën e tij 56 vjeçe merreshin me kultivimin e bimëve narkotike.
65-vjeçarja u procedua në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tyre u asgjësuan dhe u gjetën të mbjellë në kubik 12 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.