Qeveria ka miratuar rritjen e pagave për administratën publike.
Ministri i Financave Ervin Mete tha se “Rritja e pagave do të hyjë në fuqi me 1 korrik dhe do të përfitojnë rreth mijë punonjës me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”.
Ai u shpreh se paga mesatare në sektorin publik synohet që të jetë deri në 105 mijë lekë.
Më tej ai theksoi se do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.