Socialistët nuk do të ndërmarrin asnjë nismë për t’i hequr mandatin Sali Berishës pavarësisht mungesës prej gjashtë muajsh në Kuvend për shkak të masës së arrestit në shtëpi për dosjen e kompleksit Partizani.
Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Lindita Nikolla u shpreh se mungesa e Berishës “është me arsye, nuk i hiqet mandat”.
Nga grupi parlamentar i PS për momentin nuk raportohet që të ketë propozim për të avancuar idenë e heqjes së mandatit të Sali Berishës.