Sali Berisha mori vulën dhe shpëtoi mandatin, por përçarja ende vazhdon. Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar disa deputetë kanë kërkuar shkarkimin e Kryetares së Komisionit të Arsimit dhe Medias Flutura Açka për shkak se ka qenë rreshtuar me Lulzim Bashën.
“Nuk reagon për sulmet e Edi Ramës ndaj medias, nuk ka pranuar asnjë kërkesë për të thirrur në dëgjesë Ministrinë e Arsimit për gjendjen skandaloze në arsim, nuk bashkëpunon për të mbajtur përgjegjëse ministrinë e kulturës për gjendjen e kulturës dhe shkatërrimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore” thanë disa nga deputetët.
Por kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dalë kundër propozimit për shkarkim. Bardhi është shprehur se e kupton shqetësimin por shkarkimi nuk do të përcillte vijimin e mesazhit për bashkim por të përçarjes.