-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtetet e Bashkuara thirrje Izraelit të gjejë zgjidhje diplomatike me grupin Hezbollah

Kryesoret

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant po qëndron këto ditë në Uashington, ku u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Katherine Gyspon, zyrtarët amnerikanë e paralajmëruan zyrtarin e lartë izraelit kundër zgjerimit të konfliktit me grupin militant Hezbollah.

Krahas luftimeve në Gazë në jug, kohët e fundit janë shpeshtuar bombardimet përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin në veri, duke ngritur shqetësime për një luftë rajonale. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u takua të martën me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Pentagon. Uashingtoni i bëri thirrje Izraelit të gjejë një zgjidhje diplomatike me Hezbollahun.

“Provokimet e Hezbollahut kërcënojnë të tërheqin izraelitët dhe libanezët në një luftë që ata nuk e duan. Një luftë e tillë do të ishte katastrofike për Libanin dhe do të ishte shkatërrimtare për civilët izraelitë dhe libanezë,” deklaroi Sekretari Austin.

Ministri izraelit Gallant tha se Izraeli gjendet në një udhëkryq që do të ketë pasoja për tërë Lindjen e Mesme.

“Kërkojmë të vendosim siguri në veri, të ndryshojmë realitetin në terren dhe të kthejmë komunitetet tona nëpër shtëpitë e tyre”, deklaroi ai.

Izraeli e hodhi poshtë kërkesën e Hamasit për një armëpushim të përkohshëm në konfliktin tetë mujor në Gazë, si hap i parë drejt përfundimit të luftës.

Eksperti i ‘Korporatës Rand’ Raphael Cohen, i tha Zërit të Amerikës se ministri Gallant është zyrtari kryesor me të cilin Shtetet e Bashkuara mbajnë kontakt, ndërkohë që vazhdojnë bisedimet rreth propozimit të armëpushimit. Për më shumë kliko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit