Dy persona janë vrarë në Bruksel dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në Bruksel në një lokal në pronësi të shqiptarëve.
Pista kryesore e hetimit është ajo e larjes së hesapeve për trafik droge, megjithatë ende nuk ka informacione zyrtare.
Dyshohet se në shënjestër kanë qenë pronarët shqiptarë të lokalit.
Autorët mësohet se kanë qëlluar me kallashnikovë në mënyrë të rastësishme drejt klientëve që ndodheshin në tarracën e lokalit, duke lënë të vrarë një burrë dhe një grua.