Është arrestuar një politikane e shumë influencë në Maldive pasi dyshohet se kreu një ritual magjie ndaj presidentit.
Fathimah Shanaz Ali Saleem, ministre për Mjedisin, Ndryshimet Klimatike dhe Energjinë, u arrestua ditën e diel së bashku me 2 persona të tjerë në kryeqytet.
Siç raportojnë mediat ajo kreu një ritual kundër presidentit Mohamed Muizzu i cili erdhi në detyrë në nëntor 2023.
Ministrja ndodhet në paraburgim teksa kryhen hetimet.
Pozicioni ministror i Shamnaz është një nga më të rëndësishmit në kabinet, pasi Maldivet janë në vijën e parë të katastrofës klimatike.
Magjia e zezë, e njohur si ‘fandita’ ose ‘sihuru’, është një besim i përhapur në Maldive, pavarësisht se konsiderohet një vepër e rëndë sipas ligjit islamik, e cila mbart një dënim prej gjashtë muajsh burg.