Debate të forta në gjyq. Familjarët e viktimave të çështjes së ‘Gërdecit’ i kërkojnë GJKKO-së masë sigurie për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në mënyrë që të evitohet ndonjë rast largimi jashtë territorit të Shqipërisë.
Familjarët argumentojnë se në rast dënimi si shumë zyrtarë të tjerë Mediu mund t’i shmanget drejtësisë dhe nga ana tjetër mund të ndikojë tek dëshmitarët që pyeten jashtë vendit si në SHBA në funksion të këtij gjykimi.