Mjeku Edmond Gashi, i përfshirë dosjen e skandalit të Onkologjikut, ku pacientëve me tumor nuk u jepej shërbimi, por i orientonin drejt privatit ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës dhe gazetarëve u shpreh se “unë bëj vetëm punën time”.
Mjeku akuzohet për shpërdorim detyre pasi nëpërmjet koordinatorit të spitalit i çonte pacientët në klinikën e tij private, ndërsa një pjesë të ilaçeve që pacientët i merrnin falas, i dërgonte në farmaci për t’i shitur.