Genci Gjokutaj, avokati i Sali Berishës në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas vendimit të kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që njoftoi dje se nuk do të merret asnjë nismë për t’i hequr mandatin Sali Berishës pasi mungesa 6 muaj në arrest shtëpie është e justifikuar. Gjokutaj thotë se tani me këtë vendim, ka vetëm dy rrugë.
“Dje Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Zonja Lindita Nikolla në Mbledhjen e Kryetareve të Grupeve Parlamentare as më shumë dhe as më pak u shpreh:
‘Dua t’i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës’!
Pyetja e parë që të vjen në mendje për Zonjën Nikolla dhe Mazhorancën që ajo përfaqëson është se kush ka spekuluar deri më sot për mandatin e deputetit Sali Berisha dhe me çfarë qëllimi?
Pyetja e dytë është se si ka mundësi që Ju që keni miratuar në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Ligjin Procedural Penal ‘arrestin’ e Liderit Demokrat dhe deputetin Sali Berisha quani të arsyeshme mungesën e Tij ne Kuvend bazuar vetëm në konsulta me njerëz që njohin Ligjin dhe Kushtetutën?
Zonja dhe Zoterinj ligjvënës (zhbërës) socialiste!
Arsyeja e ligjvënësve nuk mund të shteroje në nivel të tillë pezhorativ ku nga shkelës të Kushtetutës së Shqipërisë të pa konsultuar as me Kushtetutën dhe as me njerëzit që e njohin atë dje, të përdorni termin ‘konsultë’ sot.
Zoti Sali Berisha është në masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ nisur nga kritere politike dhe aspak ligjore me qëllimin e vetëm pengimin si Kryetar i Opozitës në kryerjen e misionit të Tij!
Këtë situate tragjiko komike ju e keni ideuar dhe zbatuar me ndërgjegje dhe vendimmarrje të plotë dhe të ftohtë!
Më lejoni t’ju pyes se arsyeja e mungesës së Zotit Berisha në Kuvend është për shkaqe subjektive apo mungesë vullneti nga ana e Tij?
Apo si pasojë e lejimit nga ana juaj të ‘arrestit’ bazuar në akte tërësisht të pavlefshme lidhur me masat e para të sigurimit dhe në dhunim të Kushtetutës?
Ku ishin asokohe njerëzit që njohin Kushtetutën dhe Ligjin qe ju konsultoheni sot?
Sepse arsyeja e mungesës së Deputetit Berisha sot është mos arsyeja juaj dje dhe shkelja e Kushtetutës dhe Ligjit po nga ju për ta arrestuar atë për oreksin e jetëgjatësisë së pushtetit tuaj!
Ky qëndrim i juaji është i kundërligjshëm, i pa moral, dëmtues për Opozitën dhe fatet e vendit dhe pse jo edhe tradhtar!
Ti marrësh Lirinë Deputetit dhe Liderit të Opozitës me ndërgjegje dhe me qëllim të caktuar në shkelje të Ligjit dhe Kushtetutës dhe të mos i ndërpresësh mandatin të cilin nuk e lejoni ta ushtrojë kjo përbën handikapin më të shëmtuar moralo politik dhe që vërteton pa asnjë dyshim instalimin e autokracisë në vend!
Mazhoritare dhe mazhoritarë me vota të vjedhura!
Këtë çorbë te gatuar nga ju qe do ishte e pamundur pa kontributin e asistent kuzhinierit Lulzim Basha dhe ca pleshtave rreth tij tashmë që po e servirni është e prishur! Opozita e vërtetë e ca me tepër Lideri Berisha nuk i afrohen pasi kanë vite qe ja ndjejnë erën dhe shijen e poshtër si e gatuesit të saj!
Ju sot keni vetëm dy rrugë që të zgjidhni:
Të lironi Berishën si i burgosur politikisht nga ju.
Ose të gëlltisni çorbën e prishur e të villni tërë jetën” shprehet ai.