Ministria e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se rritja e pagave për mësuesit do të jetë një faktor ndikues për maturantët.
Manastirliu u shpreh se nga 1 korriku do të fillojë rritja e pagave për mësuesit.
“Rrit dinjitetin e mësuesit, rrit motivimin dhe nga ana tjetër do të rrisë edhe interesin e të rinjve, interesin e maturantëve për të zgjedhur degët e mësuesisë”, tha ministrja.
Më tej ajo shtoi se do ti mbështesë studentët me pagë minimale 40 mijë lekë për arsye që ata të zgjedhin degët që janë të nevojshme në tregun e punës, si mësuesia, shkencat, bujqësia dhe inxhinieria.