-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Në 2016 u bënë rritje të jashtëzakonshme, tani kërkoni më shumë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesës së Shoqatës së Gjyqtarëve për rritje pagash, duke theksuar se në vitin 2016 u realizua një rritje e konsiderueshme për këtë grup dhe duke shtuar se kërkesa e tanishme është joreale dhe e pabazuar.

Në një komunikim për mediat, Rama e ka konsideruar të paqëndrueshme kërkesën për një rritje të menjëhershme, duke argumentuar se në vitin 2016 situata ekonomike ishte ndryshe dhe tani vendi ka mundësi për zhvillime që nuk ekzistonin atëherë.

“Në 2016 u bë një rritje e jashtëzakonshme pagash për ju. Kur kemi kaluar këtë paketë, Shqipëria nuk ishte kjo. Kjo Shqipëri ka mundësi për gjëra që nuk i kishte në 2016-ën. Si mund të jetë kjo me çelës magjik për t’i rritur pagat një grupi interesi dhe të bëhet qysh nesër. Kjo bëhet me hapa. Si mund ta fusni këtë në radhën e pretendimeve që keni nga kjo qeveri e poshtër, e cila ka bërë një reformë historike?”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit