Në orët e para të mesnatës dy turistë francezë kishin mbetur në territorin e fshatit Pavar.
Ata po eksploronin zonën por për shkak se automjeti kishte defekt kishte mbetur të bllokuar në fshatin Pavar.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë shkuar në zonë për t’ju ofruar ndihmë.
Turistët janë lokalizuar dhe janë transportuar nga shërbimet e Policisë në hotelin ku ata po rrinin në Këlcyrë.
Ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.