Gjykata e Posaçme do të marrë vendim në seancën e 8 korrikut nëse kërkesa e Dakos për gjykim të shkurtuar do të pranohet.
Gjyqtarja Elsa Ulliri rrëzoi kërkesën e disa prej te akuzuarve të tjerë për shpalljen e moskompetencën lëndore dhe për dërgimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Durrësit.
Pas përfundimit të seancës, Vangjush Dako u shpreh se ka kërkuar gjykim të shkurtuar pasi nuk ka prova të reja dhe mund të zgjidhet çështja në këtë fazë.
Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste.
Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë.