-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali te Onkologjiku, reagon Shehu: Pasojat e vendosjes së shëndetësisë ‘kokëposhtë’

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ke reaguar në lidhje me skandalin ku u përfshinë mjekët e QSUT-së.
Ai shkruan në rrjetet sociale se kjo gjë ndodhi si pasojë e vendosjes kokposhtë të sistemit të shëndetësisë.
Sipas tij në Shqipëri ka një sistem shëndetësor thellësisht të varfër e anti-social, jo në funksion të qytetarit e pacientit.

Postimi nga Tritan Shehu

Ngjarjet ne Onkologji, pasoje e politikave anti humane te rregjimit.

Tentativat per te anatemuar tashti mjeket e personelin, jane pasoje e frikes se rregjimit nga e verteta.

Ajo cfare ndodhi aty vjen si pasoje e vendosjes “kokeposhte” te sistemit te shendetesise.

Te nje shendetesie thellesisht te varfer e anti sociale.

Ku dhe ato vlera te pakta perfundojne per PPP korruptive.

Jo ne funksion te qytetarit e pacientit, te larguar nga ata, me vendosjen e tij ne funksion te interesave te atyre, qe nen genjeshtren “shendetesi falas” e kthyen ne nje sistem me moton:

O paguaj o vdis.

Ku vdes nga nje tromb cerebral nqs nuk paguan 30 mije E, ku duhet te presesh vite per nje proteze ose do te paguash per ate, ku vdekshmeria nga tumoret eshte 70% kundrejt realitetit 30% te BE.

Ku egziston nje amulli e vertete, ku onkologjia eshte krejt e amortizuar e mjeket vizitojne disa ne nje dhome, pacientet presin ne 40 grade nxehtesi, kemiot vijne me periudha, ku metodat moderne te trajtimit individual te tumoreve nuk aplikohen.

Ku medikamentet e sigurta gjenden vetem kontrabende se tregu, lista e rimbursimeve eshte mbushur me medikamente te origjines jo te sigurte, etj, etj.

Keto jane shkaqet e amullise se thelle, nxitese edhe e fenomeneve koruptive.

Dhe per te risjelle ne vlerat e funksionet e tij kete sistem te shkallmuar tashme..

Duhet permbysur ky rregjim, sepse ai eshte shkaktari e perfituesi i kesaj katastrofe.

Mjeket e personeli, qe ne teresi punojne me pasion e devocion jane edhe viktimat e ketij sistemi ne kolaps.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit