-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Mekanizmat e spiunazhit serb do t’i luftojmë me çdo kusht

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një postimi në Facebook ka reaguar për identifikimin e 2 vendndodhjeve të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetarëve. Ai tha se mekanizmat e kontrollit dhe spiunazhit të Serbisë në Republikën tonë do t’i luftojmë me çdo kusht.

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë”, ka shkruar Sveçla, raportojnë mediat e Kosovës.

Ai më tej ka thënë se “koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë ka përfunduar”. “Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë”, ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit