Janë publikuar momentet kur kirurgu Edmond Gashi është larguar me vrap nga ambientet e Gjykatës së Tiranës.
Për të u la në fuqi vendimi i masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Nga pamjet e publikuara duket qartë që mjeku vjen vërdallë në korridor dhe më pas vrapon.
Një reagim për largimin e tij nga dera e personelit e ka dhënë dhe gjykata.
“Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit”, njofton gjykata.